Vendosni fjalën kyçe....

Ra pa ndjenja në fushën e lojës, futbollisti shqiptar ndërron jetë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku futbollisti shqiptar Aleksandër Lambi është ndarë nga jeta pas një komplikacioni që pësoi në fushën e blertë.

Futbollisti shqiptar ra pa ndjenja në minutat e para të lojës. Mjekët dhe lojtarët e  të dyja skuadrave u përpoqën t’i vinin në ndihmë lojtarit, i cili u dërgua në spital, por për fat të keq nuk arriti të shpëtonte.

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.