Vendosni fjalën kyçe....

Rinis me debate seanca në Gjykatën Kushtetuese, Këshilltari i Metës kundërshton përfaësuesin ligjor të Kuvendit


Ka nisur me debate seanca në Gjykatën Kushtetuese mbi shqyrtimin e shkarkimit të Presidentit të Republikës nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pas ndërprerjes në mesditë, palët mbrojtëse janë përplasur për shkak të përfaqësuesit ligjor të Kuvendit i cili është kundërshtuar nga Këshilltari Ligjor i Presidentit Ilir Meta.

Bledar Dervishaj është shprehur kundër propozimi të Erind Mërkurit, pasi sipas tij kjo është një prove që tregon se e gjitha iniciativa ka qenë politike.

Nga ana tjetër deputetja e PS, Klotilda Bushka ka deklaruar se procesi duhet të vijë dhe kërkesa për shkarkimin e presidentit është serioze.

Diskutimet:

Bledar Derivshaj: Veprimi i autorizimit nga Kryetari i Kuvendit paraqit një tjetër shqetësim për Presidentin e Republikës dhe gjykata duhet ta ketë parasysh në shqyrtimin e themelit të çështjes për fakt se kuvendi, mos gabofsha, e ka zgjedhur si ekspert të pavarur gjatë procesit të hetimit parlamentar. Kjo është një provë tjetër se sa i pavarur ka qenë kuvendi, sa politike ka qenë iniciative në këtë proces të iniciuar, të vlerësuar ligjërish nga komisioni i ligjeve më pas nga ajo strukturë e konsideruar hetimor. Kjo është dëshmi e radhës që i gjithë procesi hetimor ndaj presidentit, kjo i vë vulë anshmërisë shkeljes së kushtetutës, shkeljes së parimeve themelore të shtetit të së drejtës, procesit të rregullti ligjor. Pra nuk ka listë të parime që nuk është shkelur.

Klotilda Bushka: Zoti Erind Mërkuri ka qenë ekspert ligjor gjatë procesit të hetimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe është marrë si ekspert të së drejtës konstitucionalisteve sa i përket çështjes së të drejtës. Nuk është shprehur mbi vendimmarrjen e Kuvendit dhe sot nën natyrën e autorizimit që ka është vetëm për të bërë komente mbi pyetjet. Ne nuk mendojmë se jemi në kushtet e anshmërisë. Nuk ka aludime për çështje pavarësie apo qëndrime të njëanshme në këtë proces.

Erind Merkuri: Thirrja e tij është e detyrueshme. Kuvendi ka detyrim të thërrasë presidentin. Por thënë kjo, Kuvendi nuk është i lidhur të presë Presidentin.

Klotilda Bushka: Është pa diskutim një detyrim, njoftimi për të marrë pjesë në këtë seancë, ashtu si edhe kërkesa për procedimin e një kërkesë për shkarkimin e presidentit republikës të trajtohet me seriozitet. Detyrim është ta bëjë këtë njoftim brenda objektivitet, por nga ana tjetër procesi duhet të ecë. Është një kërkesë serioze dhe nuk duhet të mbarojë këtu. I janë ofruar mundësitë presidentit për të qenë në Komisionin e Ligjeve. Po ti referohemi edhe kërkesave të presidentit për të marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve.

Erind Mërkuri: Nuk është qartë pse presidenti nuk përcaktoi një përfaqësues në këtë rast, nisur edhe nga serioziteti i çështjes. (Prania në komisionin e ligjeve)

Pyetja nëntë, Janë rregullat e teknikës legjislative, si rregull shkrimi në njëjës nënkupton edhe shumësinë.

Kuvendi nuk bën hetim penal kjo i takon prokurorisë. Është prokuroria që heton, në rastin tonë prokuroria e posaçëm. Nqs presidenti do të shpallej fajtor, atëherë hynë në lojë procedura parlamentare dhe nëse përbën krim, a është krim i rëndë apo jo?

Duke qenë se në këtë rast veprimet e presidentit janë bërë publike dhe nuk kishte nevojë për një hetim të thelluar, afati 3 javor është konsideruar i mjaftueshëm.