Vendosni fjalën kyçe....

“Këta janë kriminelë, nuk më kanë sjellë asnjë dokument. Më shkatërrojnë pronën e më çojnë në banesë sociale” – Banorja e 5 Majit


Banorët e ‘5 Majit’ kanë kundërshtuar ashpër aksionin e rinisur për prishjen e shtëpive të tyre. Ata i kanë quajtur kriminal shkatërrimin e pronës së tyre.

Sipas një banoreje, ajo nuk ka firmosur pë prishjen  e shtëpisë së tij dhe as nuk ka nxjerrë sendet që kanë qenë brenda. Banorja shtoi më tej se banesa sociale që duan t’i japin nuk është e saj po e shtetit.

“Këta janë kriminelë. Ma prishën shtëpinë për 1 minutë. As nuk kam firmosur, si ta prishin shtëpinë pa letër? Të më paraqisnin një letër që sot do prishet shtëpia. Pse kanë ardhur të gjithë këta? Njerëzit nuk kanë çfarë të hanë. Nuk kam hequr asnjë nga shtëpia. Të më japin përgjigje këta, të më strehojnë këta. Pse strehim është të më japin një shtëpi sociale. Ajo nuk është e imja, është e shtetit. Unë kam 600 metër tokë dhe këta thotë do të jap shtëpi sociale. Kam 40 vite këtu, i kisha me të gjitha lejet. Jemi 11 pjesëtarë në familje. Kam dy çuna të martuar, 3 fëmijë njëri e 3 fëmijë tjetri. Çfarë duan njerëzit që janë prekur na tërmeti në shtëpinë time?!”, tha ajo, shkruan Shqiptarja.

Një tjetër banor ka thënë se mr prishjen e godinës ku banonte i kanë shkatërruar edhe biznesin me të cilin mbante familjen.

“Mua po më prishet godina, e kam godinë shërbimi dhe me atë ushqej familjen. Nuk kam asnjë akt marrëveshje, sot po ma prishin me dhunë. Na kanë sjellë vetëm një njoftim, jo vendim. E kisha në proces legalizimi. Kjo nuk është e drejtë, këta nuk duan t’ja dinë për asgjë. Po më shembin të gjithë pasurinë, ku do shkoj unë tani?”, ka thënë banori.