Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim që prej natës së ndërrimit të viteve, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë


Policia e Vlorës ka arrestuar sot 43-vjeçarin me inicialet A. Sh., i cili akuzohet se natën e ndërrimit të viteve, ka tentuar të vrasë me armë një person.

Sipas uniformave blu, personi në fjalë pas një konflikti të çastit ka tentuar të vrasë me armë zjarri 36-vjeçarin me inicialet Sh. Gj.,, në një lavazh në “Ujin e Ftohtë” në Vlorë.

“Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

  1. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale ‘Vrasja me dashje’ mbetur në tentativë dhe ‘Armëmbajtja pa leje’, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e Policisë.