Vendosni fjalën kyçe....

Për të shkuar në Rinas duhet përdorur rruga e Vorës, shkak punimet në rrugë


Mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit duhet të përdorin rrugën e Vorës.

Shkak për këtë janë punimet që po kryhen për riparimin e rrugës në segmentin Universiteti Epoka-Rinas, që do jetë e mbyllur.

Njoftimi është bërë nga ARRSH-ja nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

“Në vazhdimësi të ecurisë së punimeve për fazën e dytë të punimeve në segmentin “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)” rruga “Rinas- Universiteti Epoka” do të jetë e mbyllur! Mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.” – njofton ARRSH.