Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i TI, Gjekmarkaj: I kemi sytë nga Amerika, të shpallë non grata Edi Ramën


Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj ka komentuar raportin e Transparency International. Ai shkruan se vendi është përkeqësuar në shumë drejtime.

Gjekmarkaj thekson se shqiptarët i kanë sytë nga Amerika duke bërë thirrje për shpalljen non grata të kryeministrit Edi Rama si një mekanizëm që sipas tij mund të ndalojë përkeqësimin.

“NË PËRKËQËSIM !

Kështu na përkufizojnë institucionet ndërkombëtare nën qeverisjen e Edi Ramës.

Në përkeqësim korrupsioni. Në përkeqësim transparenca. Në perkeqësim liria e shprehjes. Në përkeqësim liria për të protestuar. Organizata më prestigjioze që mat korrupsionin në botë, Transparency International thotë se qeveria në Shqipëri përdori pandeminë për të përkeqësuar gjendjen në të gjitha këto fusha, që lidhen direkt me të drejtat e njeriut, me lirinë, me mirëqenien dhe zhvillimin. Prej nisjes së pandemisë, Partia Demokratike ka bërë disa kallëzime konkrete për korrupsion domethënës të qeverisë me tenderat anticovid. Hetimet provuan gjthçka, por nuk goditën kokën. Prandaj gjendja përkeqësohet, sepse kryeministri, ministrat, kryebashkiakët e ndiejnë veten të paprekshëm. Më shumë sesa tek drejtësia, shqiptarët i kanë sytë sërish nga Amerika. Shpallja nongrata e qeveritarëve të korruptuar, duke nisur nga Edi Rama, është një mekanizëm i mirëpritur, që mund të funksionojë për të ndalur përkeqësimin. Aty ku nuk ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin dhe për të respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, siç vëren Transparency International për Shqipërinë, aty duhet ndryshim!” – shkruan Gjekmarkaj.