Vendosni fjalën kyçe....

Mancini si opsion për drejtimin e Man.United


Menaxheri i Italisë, Roberto Mancini është një kandidat për të qenë trajner për Manchester United, pavarësisht se më parë ai ka drejtuar rivalët e tyre, Manchester City

Sipas Fabrizio Romanos , kjo nuk do të ishte problem për italianin që ta drejtojë Unitedin.

“Të shohim çfarë do të ndodh me Roberto Mancinin. Mancini do të jetë i zënë me Italinë dhe në do të shohim nëse ai do ta kualifikojë ose jo ata në Botëror në mars, por është një opsion”, i ka thënë Romano Rio Ferdinandit në podcastin, “FIVE”.

“Ai është i joshur nga Premier Liga, ai dëshiron që një ditë të kthehet në Premier Ligë. Do ta shtoja emrin e tij në listë”.