Vendosni fjalën kyçe....

Studimi: Zbulohet cila pije alkoolike është më e mira në parandalimin e Covid-it


Një ekip shkencëtarësh kinezë ka analizuar lidhjen mes konsumimit të pijeve të ndryshme alkoolike dhe rreziqeve të lidhura me Covid-in, duke sjellë kështu disa lajme emocionuese për adhuruesit e verës dhe zhgënjim për ata të birrës.

Siç shkruan RT, studiuesit nga Spitali Shenzhen Kangning dhe Spitali Jugperëndimor, morën në studim plot 473 mijë e 957 persona me një moshë mesatare 69 vjeç nga baza e të dhënave Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë 16 mijë e 559 individë që kishin rezultuar pozitivë ndaj Covidit. Ata i ndanë në grupe sipas statusit të pijes (jo pijanec, ish-pijanec dhe konsumues aktual) dhe sipas shpeshtësisë së konsumimit të alkoolit (më pak se tre herë në javë, më shumë se tre herë në javë dhe kurrë).

Studiuesit arritën në përfundimin se “vera e kuqe, vera e bardhë dhe shampanja kanë shanse për të reduktuar rrezikun e Covid-19”.

Udhëzimet ekzistuese në Mbretërinë e Bashkuar me më pak se 14 njësi në javë (ku një gotë e vogël verë llogaritet si 1.5 njësi dhe një litër birrë si dy njësi) u miratuan nga shkencëtarët si pikë referimi.

Duke nënvizuar se pirja e rëndë nuk është e shëndetshme në asnjë kategori pijesh alkoolike, shkencëtarët specifikuan se “konsumimi i verës së kuqe mbi ose dyfishi mbi udhëzimet”, “frekuenca e ulët e konsumit të verës së fortifikuar (1-2 gota/javë) brenda udhëzimeve” dhe “frekuenca e lartë e konsumit të verës së bardhë dhe shampanjës mbi udhëzimet” të gjitha luajnë një rol mbrojtës kundër Covid-19.