Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni ngec në kthesë, bllokohet për disa minuta qarkullimi në Qafën e Llogarasë


Për disa minuta rruga në Qafën e Llogarasë ka qëndruar e bllokuar duke krijuar radhë të gjata makinash.

Shkak për këtë duket se është bërë një kamion i cili ka ngecur në kthesë pasi është spostuar. Sipas policisë në ‘Qafën e Llogorasë’, te vendi i quajtur ‘Çezma’, mjeti i tonazhit të rëndë, kishte dalë nga rruga dhe për pasojë ka bllokuar lëvizjen e automjeteve duke ngecur në kthesë.

“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë qarkun e Vlorës.

Në ‘Qafën e Llogorasë’, të vendi quajtur ‘Çezma’, një mjet  i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është  bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet  për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.”– njofton policia.