Vendosni fjalën kyçe....

Probleme në faqen zyrtare të QKB-së, shkarkimi i ekstrakteve prej një jave i bllokuar (FOTO)


Prej të paktën një jave është bllokuar tërheqja dhe shkarkimi i ekstrakteve në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).

Në fakt faqja hapet rregullisht madje punon dhe motorri i kërkimit siç mund ta vini re me një provë të thjeshtë duke klikuar në https://qkb.gov.al, mirëpo duket se është pezulluar aftësia për të tërhequr dokumentet.

Probleme të ngjashme kanë ndodhur shpesh edhe herë të tjera, por kjo është hera e parë që anomalia zgjat mbi një javë. Është e paqartë përse ka ndodhur kjo dhe përse faqja është lënë kështu për kaq kohë.