Vendosni fjalën kyçe....

I ftohti polar, ARRSH: Si paraqitet situata në akse, shoferët kujdes shpejtësinë


Temperaturat e ulëta kanë përfshirë gjithë vendin ditën e sotme, por fatmirësisht nuk ka probleme në akset rrugore.

Përmes një njoftimi për mediet, ARRSH bën me dije se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, por sërish iu bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm.

“Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0 °C  pa reshje në të gjithë vendin. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare, është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e akseve me pretencë bore.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore.”-shkruan ARRSH.