Vendosni fjalën kyçe....

Moti i ftohtë, Rama tregon pamjet në terren: Po punohet pa pushim për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës


Në një kohë kur vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulëta, kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka treguar se punën që po bëhet në terren.

Rama thekson se po punohet pa pushim që në zonat e mbuluara nga bora, rrugët të jenë të hapura dhe ka shpërndarë disa foto nga terreni.

“MIRËMËNGJES
dhe me punën që vijon papushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë, ju uroj një fundjavë të qetë.”-
shkruan Rama.

Kujtojmë se javën e ardhshme nga e hëna deri të mërkurën, ministria e Arsimit ka vendosur mbylljen e shkollave, pasi temperaturat në disa zona pritet të shkojnë deri në -17 gradë celsius.