Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Dritan Abazoviç


Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e zv.kryeministrit, Dritan Abazoviç.

“Kam dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për shkarkimin e Dritan Abazoviçit dhe propozova Ministrin e Financave, Milojko Spajiç për zv.kryeministër të ri”, shprehet Krivokapiç në Twitter.

Sipas kërkesës së kreut të qeverisë së Malit të Zi, Parlamenti do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme më 3 shkurt.

Kërkesa për shkarkimin nga detyra të aleatit të koalicionit qeverisës vjen në një kohë kur Abazoviç ka nisur procedurat për të ndërmarrë mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Pjesë e kësaj iniciative përveç Lëvizjes Ura dhe një partie tjetër pjesë e mazhorancës, janë bashkuar të gjitha partitë opozitare mes të cilave dhe forca politike e presidentit, Milo Gjukanoviç.