Vendosni fjalën kyçe....

PD publikon një tjetër video nga protesta: Asnjë kriminel i thirrur nga Berisha s’ia doli që të shkatërrojë selinë


Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video nga protesta e 8 janarit. Në njoftimin krahas videos, thuhet se kriminelët që ish-kryeministri Sali Berisha thirri në protestë, nuk ia dolën dot të shkatërronin selinë blu.

 “Asnjë kriminel i thirrur nga Sali Berisha për të shkatërruar Partinë Demokratike nuk ia doli dhe nuk do t’ia dalë. Partia Demokratike nuk u kthye në bunker për hallin personal të Sali Berishës sepse demokratët refuzuan dhunën, refuzuan gjuhën e urrejtjes.

Demokratët zgjodhën me vendosmëri të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me Partinë Demokratike.”– thuhet në njoftimin e PD-së.

Në këto momente në selinë blu, po zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike. Kjo mbledhje ishte parashikuar të mbahej më datë 8 janar, por pas trazirave të shkaktuara u zëvendësua me një tjetër datë.

Në këtë mbledhje do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë, pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, do të flitet për zgjedhjet e reja të seksioneve dhe grupseksioneve të degëve të PD, si dhe për zgjedhjen e kryetarëve të degëve, në ato vende që kanë mbetur pa kryetar.