Vendosni fjalën kyçe....

Strazimiri: Basha është ngujuar në seli si ‘pionier i frikësuar’, po mbrohet kundër anëtarëve të PD-së (Video)


Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri e ka quajtur kreun e PD-së një ‘pionier të frikësuar’ lidhur me dyert e blinduara që janë vënë në selinë blu.

Teksa po debatonte me të ftuarit e tjerë në një emision në Syri TV ai tha se veprimet e Bashës janë të turpshme duke theksuar se ai është ngujuar brenda godinës kundër anëtarëve të partisë.

Strazimiri tha se Basha e ndjekësit e tij nuk janë të denjë për të pasur në dorë fatet e qytetarëve të vendit.

“Atë të thashë, as strategji nuk është, se një strategji do një strateg. Ky është një pionier i frikësuar, i cili po mbrohet dhe është ngujuar atje për turp të tij kundër anëtarëve të Partisë Demokratike. Edhe sikur qeveria ta sulmonte nuk është zgjidhje. Nuk është as politike, as mentalitet politik, as mentalitet mbijetese. Për sa kohë mund të qëndrojë ashtu ai. Del Gazment Bardhi dhe më vjen jashtëzakonisht keq për këtë gjë dhe thotë, sapo të mbarojmë lyerjen do hapim dyert dhe do vini të shikoni se kemi bërë një rikonstruksion në PD. Del kryetari i PD-së dhe thotë s’është e vërtetë ajo që sapo pamë ne në televizor. A janë të denjë këta  për të pasur fatet e shqiptarëve në dorë. Edhe sikur të mos kesh ndërmend kurrë t’i votosh. Si qytetar po flas, nëse themi që opozita është pasuri kombëtare pavarësisht nëse unë s’do ta preferoja kurrë.” – tha Strazimiri.