Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në një banesë në Vorë


Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në Vorë.

Sasia e lëndës plasëse ishte vënë në derën e jashtme të banesës së shtetasit R.D.

Nga ky shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Lënda shpërthyese dyshohet se ka qenë artizanale, me një forcë shpërthimi të vogël.

Policia ka shkuar në vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe po heton për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.