Vendosni fjalën kyçe....

Berisha shkon në Vlorë për 31-vjetorin e themelimit të PD-së


Ish-kryeministri Berisha ka shkuar në Vlorë për 31-vjetorin e themelimit të PD-së në qytetin bregdetar.

Ai shoqerohet nga deputeti Bujar Leskaj si dhe kreu i degës, Genc Deromemaj. Dhjetra qytetarë kishin dalë të prisnin ish-kreun e PD-së në Vlorë.

Ditën e djeshme, Berisha ishte i pranishëm në festën e organizuar në Durrës me rastin e 31-vjetorit të themelimit të PD-së atje.