Vendosni fjalën kyçe....

Shampanja lë pas gjigantët e teknologjisë dhe Bitcoin në vitin 2021


Çmimi i shampanjës është rritur ndjeshëm në platformat online këtë vit, me fitimet që kalojnë ato të bëra nga të gjitha asetet kryesore të tregut financiar, duke përfshirë Bitcoin, Tesla dhe Microsoft.

Shishja vintage e Salon le Mesnil e vitit 2002 u rrit mbi 80% në vlerë në vitin 2021 në LiveTrade, e cila drejton ‘Indeksin Bordo’ të pijeve alkoolike, si dhe në një platformë tjetër të verës, Liv-ex, që tani shitet rreth 15,700 dollarë për shishe.

Kjo është më shumë se ajo që Bitcoin arriti me rritjen e tij prej 75%, dhe shumë më tepër se fitimet prej 18% nga indeksi i aksioneve NYFANG + TM (Tesla, Microsoft, Facebook, Amazon, Netflix dhe Google).

Të tjera çmime të larta ishin shampanja Krug e vitit 2002 dhe 1996 si dhe Taittinger’s Comtes de Champagne e vitit 2006, të cilat fituan mbi 70% në çmim. Shampanjat më të tregtuara të vitit ishin shishet Cristal’s 2012 dhe 2013.

Në përgjithësi, një rekord prej 220,000 shishesh shampanje u tregtuan në LiveTrade në 2021 me një çmim mesatar për shishe prej 308,5 dollarë.