Vendosni fjalën kyçe....

Pas pagave e numrave të telefonit tani dalin në “shesh” edhe targat e makinave


Rrjedhja e të dhënave nga institucionet shqiptare tashmë vijon.

Pas daljes së databazës së numrave të telefonit dhe pagave tashmë në qarkullim janë edhe targat e makinave.

Por ndryshe nga dy databazat e mëparshme kjo databazë ka rreth 6 muaj që qarkullon dendur në rrjet.

Dokumenti përmban të dhëna për 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj! Të dhënat personale që publikohen janë tipi i makinës dhe targa e saj.