Vendosni fjalën kyçe....

“Let’s go Brandon” – Telefonuesi i punon rrengun presidentit Biden duke i përmendur shprehjen virale (Video)


Presidenti Joe Biden u ‘mashtrua’ nga babai i disa fëmijëve të cilin ai e mori në telefon për Krishtlindje për të gjurmuar Santa Clausin përmes NORAD (North American Aerospace Defense Command).

“Gëzuar Krishtlindjet dhe ‘Let’s go Brandon’!” tha babai i quajtur ‘Jared’, duke iu referuar shprehjes së famshme popullore për të sinjalizuar pakënaqësinë me presidentin pasi Biden foli me fëmijët e tij në telefon.

“Let’s go Brandon, jam dakord.” – u përgjigj Biden.

Kjo është hera e parë që Biden ka reaguar ndaj shprehjes që ka përfshirë mbarë vendin duke u bërë virale ndërsa mbetet e paqartë nëse presidenti e di se çfarë do të thotë, shkruan Breitbart.

Shtëpia e Bardhë pretendoi në nëntor se Biden nuk ishte përqendruar shumë te shprehja në fjalë.

“Unë nuk mendoj se ai shpenzon shumë kohë duke u përqendruar te ajo ose duke menduar për të.” – u përgjigj zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Psaki kur u pyet nga gazetari i NBC Peter Alexander në lidhje me sloganin gjatë një konference për shtyp.

Biden foli me disa çifte dhe fëmijë gjatë ngjarjes tradicionale të gjurmimit të Santa-s me familjet ushtarake, një traditë për presidentët në prag të Krishtlindjeve.

Thirrja në fjalë e ka zanafillën në një garë NASCAR në SHBA, ku ndërsa tifozët në shkallët e pistës thërrisnin ‘Fuck Joe Biden’, gazetarja që po intervistonte një pilot me emrin Brandon, i ndryshoi fjalët e tyre duke pretenduar se tifozët po thërrisnin ‘Let’s go Brandon’.

Që prej asaj kohe, këto thirrje janë dëgjuar në dhjetëra pjesëmarrje të presidentit amerikan Joe Biden, madje janë kthyer edhe në këngë, njëra prej të cilave është censuruar nga You Tube sipas autorit të saj.