Vendosni fjalën kyçe....

Vendi afrikan shkatërron me buldozer 1 milion doza të vaksinës Covid (Video)


Nigeria ka asgjësuar mbi 1 milion doza të vaksinës së koronavirusit të cilat kanë skaduar, duke shkatërruar më shumë se një milion doza pasi zyrtarët shprehën ankesa për afatin e shkurtër të ruajtjes së vaksinave të dhuruara nga shtetet perëndimore.

Një sasi e madhe e vaksinave të vjetëruara AstraZeneca u hodh në një vendgrumbullim në qytetin e Abuja të mërkurën, me një buldozer që i shtypi siç duket në pamjet e siguruara nga Reuters.

Zyrtarët më vonë e publikuan videon në një përpjekje të dukshme për të shuar frikën se vaksinat e skaduara po u jepeshin qytetarëve.

“Ne kemi shkatërruar me sukses 1,066,214 doza të vaksinave AstraZeneca të skaduara. Ne kemi mbajtur premtimin tonë për të qenë transparent ndaj nigerianëve. Shkatërrimi sot është një mundësi për nigerianët që të kenë besim në programin tonë të vaksinimit.” – tha Faisal Shuaib, drejtor ekzekutiv në Agjencinë Kombëtare të Zhvillimit të Kujdesit Shëndetësor Parësor të Nigerisë.