Vendosni fjalën kyçe....

Publikimi i listës së pagave, Prokuroria e Tiranës dërgon grupin hetimor në tre institucione


Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka nisur veprimet hetimore në lidhje me publikimin e listës së pagave të mbi 630 mijë qytetarëve me anë të një databaze që qarkullon prej dy ditësh në rrjet.

Organi i akuzës është duke kryer për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe ”ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.

Sipas televizionit “News 24” prokuroria ka dërguar grupin hetimor në institucionet e: AKSHI-t, ISSH-së dhe në Drejtorinë e Tatimeve.

Prokuroria i ka kërkuar AKSHI-t të dorëzojë të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistemin kompjuterik dhe konkretisht të të gjitha inspektorëve që janë loguar në sistemin e të dhënave për pagat në muajin Janar 2021. 

Një ditë më parë u bënë publike të dhënat e pagave të mbi 630 mijë qytetarëve, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021. Sot u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill.