Vendosni fjalën kyçe....

Mbytet anija me refugjatë në Libi, humbin jetën dhjetëra persona


Foto ilustruese

Të paktën 45 migrantë, duke përfshirë pesë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së një anijeje në Libi, ka njoftuar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), raporton BBC.

Viktimat kanë qenë në mesin e më shumë se 80 personave në bordin e anijes, e cila ka shpërthyer në gjirin e Zuaras, ka raportuar UNHCR.

Vdekjet janë raportuar nga 37 të mbijetuarit e shpëtuar prej disa peshkatarëve lokalë.

Si UNHCR-ja ashtu edhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim kanë bërë thirrje për kërkim dhe rritje të përpjekjeve të shpëtimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *