Vendosni fjalën kyçe....

Kapet arsenal armësh në kufirin Shqipëri-Greqi


Foto ilustruese

Tre armë zjarri (dy automatikë kallashnikov e një pistoletë), dy granata dore dhe 120 fishekë janë gjetur në dy çanta të zeza në kufirin mes Shqipërisë e Greqisë.

Ato janë kapur nga efektivët e policisë kufitare në Qafë Botë në vendin e njohur si Mesogu i Vogël.

Policia po heton për të bërë të mundur kapjen e personave që kanë të bëjnë me arsenalin e armëve të gjetura.