Vendosni fjalën kyçe....

‘Dhurata nga Zemra’ – Shtëpia e Bardhë me dekor mahnitës për festat e fundvitit, simbolika e veçantë (Video)


Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur një dekor të veçantë për festat e fundvitit. Zbukurime janë të personalizuara për secilën pjesë të shtëpisë dhe vijnë me mesazhe të ndryshme.

Ato u prezantuan nga Zonja e Parë, Jill Biden, e cila ka shpjeguar edhe kuptimin e secilit zbukurim në veçante e mesazhin  që ai mbart në vete.

Me temë ‘Dhurata nga Zemra’, Shtëpia e Bardhë përmban zbukurime që përkujtojnë punonjësit e vijës së parë të luftës ndaj pandemisë, të dashurisë së festimit me familjarët e miqtë, që nderojnë artet amore dhe artistët amerikanë, paqen, dijen.

Po kështu pjesë e falenderimeve janë edhe gratë e burrat që kanë dhënë jetën për vendin si dhe familjet e tyre si dhe gjesteve të vogla por kuptimplote të bujarisë. Në fund të prezantimi, bashkëshortja e presidentit Biden uron Krishtlindjet për të gjithë amerikanët.