Vendosni fjalën kyçe....

Pak orë para referendumit Berisha thirrje komisionerëve: Rëndësi maksimale ka transparenca e procesit, vota e lirë është jetike


Ish-kryeministri Berisha u ka dërguar një mesazh komisionerëve të referendumit të nesër, që pason Kuvendin e thirrur prej tij më 11 dhjetor.

Ai u ka bërë thirrje atyre që të bëjnë përpjekje maksimale për tëë siguruar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të PD-së në votimin e nesërm.

Berisha thekson se në ‘festivalin e votës së lirë’ rëndësi mbi të gjitha ka transparenca e procesit e administrimit me korrektësi absolute i çdo vote pasi në rerendum, vota e lirë e anëtarësisë së PD-së është jetike.

“Mesazh: drejtuar komisionerëve të Referendumit të Shpresës. Një përshendetje të përzemert të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim. Per ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i  çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese! sb.” – shkruan Berisha.

Referendumi i nesërm pason Kuvendin e11 dhjetorit ku u votua për shkarkimin e kreut të PD-së, Basha, për statutin e ri të PD-së si dhe për ngritjen e një Komisioni me 29 anëtarë që do drejtojë PD-në deri në zgjedhjet për kreun e ri e organeve të reja drejtuese të PD. Po ditën e nesërme, në Pallatin e Kongreseve mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së i njoftuar nga Basha javë më parë.