Vendosni fjalën kyçe....

Basha ndryshon qëndrim për “21 Janarin”: E kisha për gjuhën e Berishës jo për veprimet


Kryetari i PD-së Lulzim Basha duket se ka ndryshuar qëndrim për rolin e Sali Berishës në protestën ku vranë 4 persona në 21 janar 2011.

“PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar”-deklaroi Basha disa ditë më parë.

I pyetur nga gazetarët në emisionin “Open” mbi deklaratën e mësipërme, Basha tha se nuk e ka pasur atë deklaratë për mënyrën si u soll Berisha, por për mënyrën si u shpreh Berisha pas 21 janarit dhe fjalorin që përdori pas ngjarjes, duke ndërruar kështu në 180 gradë versionin e mëparshëm.

“A më dëgjuat mua të përdorja ndonjë fjalor: horr, etj. Unë isha aty. Unë nuk i kam parë pamjet, por më thanë që kur erdhën në PD i binin derës me këmbë.

Po të kishte mbizotëruar emocioni do kisha dalë në konferencë për shtyp dhe nuk do kisha lënë gjë pa i thënë se ai erdhi me njerëz me precedentë penalë. Unë iu përgjigja me edukatë. Diferencimin e kam bërë me vetëdije” – tha Basha, por gazetarët i vunë në dukje se kjo ishte një tërheqje nga deklarata e bërë më parë.

“Nuk tërheq asnjë deklaratë. Punë e madhe se është e pabesueshme kjo për gazetarët. 21 janari ishte përpjekje e Edi Ramës për t’u imponuar me një grup gangsterësh pas videos së Metës me qëllim që të krijonte trazira dhe të merrte pushtetin. Gjuha që përdori Berisha pas ngjarjes…

Ti thua i vrau Berisha? Jo mor zotëri. Ka pasur procese për atë çështje. Janë dënuar njerëz. Unë kam folur për gjuhën e Berishës pas 21 janarit” – tha Basha në Open.