Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në lokalin në Tropojë, arrestohet pas 5 ditësh i dyshuari


Policia ka arrestuar të dyshuarin për plagosjen e 33-vjeçarit, pak ditë më parë në Tropojë.

24 vjeçari Genti Vatnikaj, u gjet në një banesë në fshatin Berishë, ku gjatë kontrollit u gjet edhe një pistoletë, që dyshohet se ai e ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më datë 10 Dhjetor, në një lokal në qytetin e Bajram Currit.

Pas një konflikti, Vatnikaj akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur, shtetasin Alban Haklaj, 33 vjeç, banues në Tiranë.

TË DHËNAT E POLICISË

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A. H.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën dhe si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

  1. G.V., 24 vjec, banues në Bajram Curri.

Ky shtetas u kap në një banesë në fshatin Berishë, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit pistoletë që ai dyshohet se ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Ngjarja: Shtetasi G. V., më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur, shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.