Vendosni fjalën kyçe....

Orteku bllokon rrugën Shkodër-Theth, akulli në rrugë shkakton probleme në Dibër e Bulqizë


Rruga Shkodër-Theth kështë bllokuar në Qafë Thorë për shkak të një orteku që ka rënë në zonë. Në vend ndodhen mjete borëpastruese që po punojnë për pastrimin e rrugës e kthmin normal të qarkullimit.

Në Bulqizë, ulja e temperaturave ka bërë që akulli të mbulojë rrugën duke sjellë jo pak probleme për sa i përket qarkullimit të mjeteve dhe njerëzve.

Prani akulli në rrugë ka edhe në rrugët e fshatrave Zerqan, Ostren, Gjoricë, Trebisht e Martanesh ku përveç probleme me qarkullimin ka edhe mungesë të energjisë elektrike.

Të bllokuara që prej së hënës për shkak të borës pasdite janë edhe disa fshatra në zonën e Dibrës si Selisha, Lura e Reçi, etj.