Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i ish-Kryeprokurorit Llalla në Itali, SPAK i dërgon Ministrisë së Drejtësisë letrat e ekstradimit


SPAK-u i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin për ekstradimin e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili u arrestua ditën e djeshme në kryeqytetin italian, Romë.

Llalla ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me dy vite burg për ‘fshehje e mosdeklarim pasurie’.

Gjithashtu ish-Kryeprokurorit i është hequr e drejta të ushtrojë funksione publike për 5 vite.