Vendosni fjalën kyçe....

Paloka tregon bisedën me Bashën: I kërkova votëbesim, më tha “nuk jam i çmendur të garoj me Berishën”


Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka zbuloi në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV një bisedë me kryetarin Lulzim Basha në momentin që Sali Berisha filloi “Foltoren”.

Paloka tha se i ka shkuar në zyrë Bashës dhe i ka kërkuar votëbesim për zgjidhjen e situatës në PD por ai i ka kthye përgjigje se “nuk është i çmendur të futet në votëbesim me Berishën”.

“Kur filloi “Foltorja” i kam shkuar në zyrë Lulzim Bashës dhe i kam thënë. Ke një mënyrë për ta zgjidhur këtë situatë. Votëbesim. Hidhe në votëbesim në bazë sepse Berisha do t’i shkojë deri në fund Kuvendit që ka njoftuar. Kjo nuk lëviz.

I thashë: “Ti ke një mundësi sepse kontrollon partinë, ke komisionet ndaj tani është koha që të votëbesohesh. Do t’u thuash njerëzve: “Unë e mora këtë vendim. Nëse kam vepruar mirë mund të vijoj, nëse jo…” ka një mënyrë daljeje me dinjitet për ty.

E dini çfarë më tha Basha? “Nuk jam i çmendur të futem tani në votëbesim me Berishën”. Unë i thashë që kjo është një mënyrë daljeje me dinjitet për ty– tha Paloka.