Vendosni fjalën kyçe....

Tornadot shkatërruese në SHBA, dyshohet për më shumë se 100 viktima


Një seri tornadosh që kanë goditur gjashtë shtete në SHBA mund të kenë shkaktuar mbi 100 viktima duke qenë ndër më të këqijtë në historinë e vendit, ka thënë Presidenti Joe Biden, duke shpallur një emergjencë fatkeqësie.

Presidenti zyrtarisht shpalli një emergjencë federale fatkeqësiseë në Kentucky të shtunën pasdite pasi premtoi ‘mbështetje të plotë’ të qeverisë për komunitetet e shkatërruara më herët gjatë ditës.

Numri i të vdekurve nga seria e stuhive ka të ngjarë të kalojë 100 vetëm në Kentucky, tha guvernatori Andy Beshear, gjatë një konference për shtyp, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në të gjithë rajonin.

Të paktën katër tornado të veçanta goditën shtetin, me atë më shkatërrues që udhëtoi më shumë se 365 kilometra nëpër Kentucky, duke lënë shkatërrim në gjurmën e tij e duke lënë mbi 60,000 banorë pa energji.