Vendosni fjalën kyçe....

Gara dramatike, Verstappen mposht Hamilton në xhiron e fundit në Formula 1, shpallet kampion


Piloti i Red Bull, Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh në Abu Dabi duke fituar titullin kampion poër herë të parë në karrierë. Ai kaloi britanikun Lewis Hamilton në xhiron e fundit në një përfundim të jashtëzakonshëm të sezonit.

Hamilton dukej se ishte në rrugën e fitores, por një makinë sigurie që u fut në pistë i lejoi pilotit 24-vjeçar të ndërronte gomar e t’i merrte epërsinë pilotit të Mercedesit në xhiron e fundit.

Verstappen, 24 vjeç, fiton titullin e botës për herë të parë, ndërsa Hamilton mbetet me shtatë kampionate, bashkë me legjendën gjermane Michael Schumacher.