Vendosni fjalën kyçe....

Atentat në Laç, vritet në makinë 55 vjeçari


Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç.

Raportohet se nga të shtënat ka humbur jetën një 55-vjeçar.

Plumbat i morën jetën shtetasit Pilot Rroli.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sanxhak” ku viktima ndodhej në makinën e tij.

Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”-njofton policia.