Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e qeverisë, Ahmetaj: Fondi i Rindërtimit për këtë vit kalon nga 28 miliardë në 35 miliardë lekë


Pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj zbuloi se është vendosur për të rritur shumën që do të financohet për Rindërtimin këtë vit.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Ahmetaj u shpreh se i gjithë fondi i rindërtimit për këtë vit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë.

“Sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin. Llogaria e rindërtimit, pra i gjithë fondi i rindërtimit për këtë vit, kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë. Avancimi është bërë për të përshpejtuar proceset e rindërtimit.

Dua të ritheksoj që programi i rindërtimit për këtë vit ka 35 miliardë për të përshpejtuar rikthimin e familjeve nëpër shtëpi. Këtë fundvit do të kemi një numër të konsiderueshëm familjesh që do të rikthehen në shtëpitë e tyre gjithandej.”- tha Ahmetaj.