Vendosni fjalën kyçe....

Sanksionet e SHBA-ve ndaj Veselinoviçit, reagon Osmani: Jemi të përkushtuar për sundimin e ligjit që rajoni të mos bëhet parajsë e krimit të organizuar


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar menjëherë pasi SHBA-të publikuar njoftimin për vendosjen e sanksioneve ndaj grupit të krimit të organizuar të drejtuar nga Veselinoviç.

Osmani shkruan se mirëpret sanksionet dhe se Kosova është e përkushtuar në sundimin e ligjit që të bashkëpunojë me SHBA-të që rajoni të mos bëhet parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale.

I mirëpres sanksionet e SHBA-së ndaj Veselinoviçit dhe grupit të tij ndërkombëtar të krimit të organizuar nga veriu i Kosovës. Institucionet e Kosovës janë plotësisht të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA-në për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale”-shkruan Osmani.