Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj takim me të rinjtë: Në 2022-shin do kemi buxhetin më të madh ndonjëherë për rininë


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka nisur këtë të martë dëgjesat për projekt-buxhetin e vitit 2022.

Në takimin e mbajtur paraditen e sotme me të rinj nga gjimnaze të ndryshme të kryeqytetit, Veliaj tha se këtë vit Tirana do mbajë titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë” dhe se bashkia do të ketë buxhetin më të madh ndonjëherë për të rinjtë.

“Ky është ndoshta buxheti më i madh i akorduar ndonjëherë për rininë nga Bashkia e Tiranës. Kemi parashikuar një listë prej 1000 aktivitetesh dhe me gjithë këto hapësira që ka Tirana, do të kemi edhe 10 aktivitete në ditë, që s’i ngjajnë fare njëri-tjetrit, por që qyteti të gëlojë. Kjo do të jetë edhe një mënyrë për të ndryshuar pak imazhin e vendit.”- tha Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se vetëm këtë semestër në Tiranë u hapën 14 shkolla të reja, ndërkohë që pritet të hapen edhe shkolla të tjera si “Lasgush Poradeci” dhe “16 Shtatori” në Pezë.