Vendosni fjalën kyçe....

Mbante armë pa leje në shtëpi, arrestohet një 28-vjeçar në Durrës


Një i ri është arrestuar për armëmbajtje pa leje në Durrës. Personi në fjalë është 28-vjeçari Silvestër Grillo.

Policia njofton se ka ushtruar një kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit të riut në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar ku i ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi muncioni luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim , atyre që transportojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike apo qarkullojnë e mbajnë armë zjarri pa leje, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët për një shtetas që mbante armë zjarri, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit S.G në lagjen nr 2.

Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një sasi muncioni luftarak.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 28 vjeçarit, banues në lagjen nr.2, Durrës dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për vepën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, amëve shpërthyese dhe municionit”.