Vendosni fjalën kyçe....

Përcaktohet qyteti më i shtrenjtë në botë, hera e parë që kryeson listën


Tel Avivi, Izraeli ka fituar titullin e palakmueshëm të qytetit më të shtrenjtë në botë për të jetuar, sipas një raporti dyvjetor të sapo publikuar nga Economist Intelligence Unit.

Qyteti kapërceu në krye të listës, nga vendi i pestë vitin e kaluar, për herë të parë në histori, tregon indeksi i kostos botërore të jetesës në dhjetor 2021 të EIU, i publikuar të martën.

Sipas EIU-së, Tel Avivi u ngjit në renditje për shkak të rritjes së monedhës izraelite, shekelit, ‘e mbështetur kundrejt dollarit amerikan nga përhapja e suksesshme e vaksinës së Izraelit për Covid-19’, e cila ishte një nga më të shpejtat në botë.

Shekeli izraelit u rrit me 4% kundrejt dollarit amerikan nga viti në fillim të muajit të kaluar, gjë që bëri që çmimet për gati një të dhjetën e mallrave të rriteshin. Kostot e ushqimit dhe transportit u goditën më së shumti.

Lideri i vitit të kaluar, Parisi, ra në vendin e dytë, i ndjekur nga afër nga Singapori. Ndër qytetet e tjera në top 10-shen më të shtrenjtë janë, radhazi, Zyrihu, Hong Kongu, Nju Jorku, Gjeneva, Kopenhagen, Los Anxhelosi dhe Osaka. Roma ra më së shumti në renditje, mes rënies së çmimeve për ushqime dhe veshje.

Qyteti me rritje më të shpejtë është kryeqyteti iranian, Teherani, i cili u ngjit me 50 vende në vendin e 29, mes mungesave dhe rritjes së çmimeve për shkak të sanksioneve të SHBA. Damasku, Siri u rendit si qyteti më pak i shtrenjtë në sondazh.