Vendosni fjalën kyçe....

“NATO u jep garanci aleatëve, jo partnerëve si Ukraina – Stoltenberg


Ukraina nuk është anëtare e NATO-s dhe për këtë arsye blloku i udhëhequr nga SHBA nuk mund të garantojë se do të luftojë në emër të saj në rast të agresionit ushtarak rus, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i saj Jens Stoltenberg.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Letoni, ku po viziton një takim të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ish-kryeministri norvegjez theksoi se Ukraina është vetëm një partner dhe kushtet e marrëveshjes së bllokut thonë se ajo shkon në luftë për të mbrojtur anëtarët e saj. .

“Ne duhet të kuptojmë dallimin midis një aleati të NATO-s, për shembull, Letonisë, Polonisë dhe Rumanisë, dhe një partneri të ngushtë dhe shumë të vlerësuar siç është Ukraina, për të cilën ne ofrojmë mbështetje, kapacitete trajnimi, pajisje.” – shpjegoi ai.

Komentet e Stoltenberg vijnë mes frikës në rritje për shtimin e trupave nw kufijtw mes dy vendeve. Në fillim të këtij muaji, Stoltenberg sugjeroi se Moska kishte organizuar një ‘përqendrim të madh dhe të pazakontë’ trupash dhe pajisjesh pranë kufirit dhe paralajmëroi se ‘çdo provokim i mëtejshëm apo veprim agresiv’ do të ishte një shqetësim serioz.