Vendosni fjalën kyçe....

Kamala Harris dhe Michelle Obama të preferuarat e demokratëve për të kandiduar në vitin 2024, nëse Biden nuk rikandidon


Zëvendëspresidentja e SHBA-ve Kamala Harris dhe ish-Zonja e Parë Michelle Obama do të ishin, të përzgjedhurat kryesore të Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, në rast se presidenti aktual Joe Biden nuk kandidon. Kështu tregon një sondazh i ri i publikuar të Premten nga Hill-HarrisX.

Sipas këtij sondazhi, Harris gëzon mbështetjen e 13% të demokratëve të pyetur ndërsa Obama, e cila këmbëngul se nuk ka ambicie presidenciale pavarësisht nga popullariteti i saj në mesin e votuesve demokratë, mori 10%.

Kandidatët e tjerë Bernie Sanders, Elizabeth Warren dhe Cory Booker, Michael Bloomberg, Pete Buttigieg dhe Andreë Yang, morën mbështetjen e 5% të demokratëve të pyetur ose më pak.

Në mesin e 939 votuesve të regjistruar që morën pjesë në sondazhin e realizuar më 18 dhe 19 nëntor, 36% pranuan se nuk ishin të sigurt se për cilin do të votonin, ndërsa 13% thanë se kandidatët e tyre të preferuar nuk ishin renditur në sondazh.

Nga demokratët e anketuar që votuan për Biden në vitin 2020, 22% prej tyre do të ishin të përgatitur për të mbështetur zv.presidenten Harris.

Vlerësimet e fundit të Bidenit tregojnë se performanca e tij ka miratimin e 42 deri në 43% të votuesve, ndërsa 50 deri në 52% janë të pakënaqur me punën që ai po bën.