Vendosni fjalën kyçe....

9 vende të BE-së e kanë ndaluar, Rama mbron vaksinën e AstraZeneca: Italia e rifuti, do sjellim një mal me doza


Kryeministri Rama ka deklaruar sot nga Lezha se vaksina anti-Covid e Oxford-AstraZeneca është e sigurt duke sjellë si shembull Italinë, që sipas tij e ka rikthyer atë.

Sipas kreut të qeverisë, pas verifikimeve ka rezultuar se vaksina nuk ka asnjë lidhje me vdekjet apo efektet anësore të tjera që u kanë ndodhur pacientëve që e kanë bërë.

“Dje Agjencia Kombëtare e Shëndetit në Itali e ka rifutur AstraZeneca-n pas ka verifikuar se nuk ka asnjë lidhje me ato rastet që ka ndodhur. Për pak ditë do të sjellim një mal me doza dhe duhet ta dyndim në të gjithë Shqipërinë.” – tha Rama.

Vaksinimi i mësuesve ka nisur të premten me 250 mësues në Tiranë që bënë vaksinën e AstraZeneca. Deri tani në vend kanë mbërritur 38400 doza të kësaj vaksine.

Një numër i madh vendesh europiane e kanë ndaluar përkohësisht vaksinën e AstraZeneca pas dyshimeve se ka lidhje me mpiksjen e gjakut të një pjesë pacientësh.

Mes vendeve që e kanë pezulluar atë janë Holanda, Austria, Norvegjia, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Lituania, Letonia, Estonia, rajoni i Piemontes në Itali.

Edhe Franca e Gjermania kanë raportuar stok të madh të kësaj vaksine, pasi nuk po arrijnë të bindin qytetarët që ta bëjnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *