Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri nga Elbasani: Shpresoj t’ua zgjasim jetën organeve të vetingut, s’është marrëveshje e re politike me opozitën


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gjiknuri, ka kërkuar zgjatje të organeve të vetingut.

Ai e ka bërë deklaratën nga Elbasani, ku ka theksuar se vetingu është një proces mbi palët dhe se shpreson që me reflektimin e opozitës, të bëhet zgjatja e organeve të vetingut.

Numri dy i PS-së shtoi se nuk ka asnjë marrëveshje të re politike me opozitën.

“Procesi i vettingut ka nisur rrugën e tij. Është proces mbi palët, adreson një problem të ngritur për shkak të skadimit të një afati. Por ka një marrëveshje, ka një reformë të dakordësuar, ka institucione të ngritura të cilat po funksionojnë. Besoj që edhe me reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare ne do të jemi në gjendje t’iu zgjasim jetën këtyre organeve për të cilat kemi rënë dakord. Nuk kemi të bëjmë as me marrëveshje të re politike, as me ndryshimin e ndonjë strukture apo ngrehine kushtetuese e cila rrjedh si dakordësi e palëve politike.” – deklaroi Gjiknuri.