Vendosni fjalën kyçe....

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë konferencë në Suedi me rastin e 28 nëntorit


Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë në prag të Festës së ‘28 Nëntorit – Ditës së Flamurit’ në Malmö të Suedisë, ka organizuar një konferencë përmbyllëse të veprimtarisë së saj për vitin 2021.

Në këtë veprimtari do marrin pjesë mjekët shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendet e Europës e që kanë dhënë ndihmën e tyre gjatë pandemisë Covid-19 edhe në trevat shqipfolëse përmes konferencave online.

Kryetarja e kësaj federate, Dr.Aurora Dollenberg,a ka bërë me dije se në këtë konferencë, e dhjeta, do marrin pjesë mjekë të shumtë nga shumë vende evropjane si dhe mjekë nga viset shqiptare nga Shqipëria,Kosova dhe Maqedonia e Veriut.