Vendosni fjalën kyçe....

Makina e Policisë përplaset me një mjet tjetër në Bulqizë, dy të plagosur rëndë


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një automjet policie është përplasur me një makinë tjetër.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie. Sipas televizionit “News 24”, dy të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit.

“Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë rreth orës 13.55, janë përfshirë në një aksident rrugor një  automjet i policisë rrugore me drejtues shtetasin Selami Lusha, dhe automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Z. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”– njofton policia.