Vendosni fjalën kyçe....

Basha i nxjerr videon ku Rama shan të riun: Mjafton të shkruash në internet Edi Rama fjalor banal dhe harxhon gjithë natën duke lexuar


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për fjalorin banal që ka përdorur ndaj të tjerëve.

Madje Basha i nxori nga foltorja e Kuvendit videon teksa shan një të ri nga Kryeministri Rama.

Kjo është mundësia që iu jepet sharlatanëve që të luajnë me kujtesën e sharlatanëve me një llum lajmesh, mashtrimesh që është dhjetëfish më shumë se më parë. 100 fiqsh më shumë se para. Kjo i jep mundësi sharlatanëve që të dalin dhe të hiqen si engjëj, po në fakt kanë qenë autorët e fjalorit më banal që mund të banal në këtë sallë. Para fushatave elektorale, në emisionet televizive apo në komunikim te drejtpërdrejtë me qytetarët. Se kam fjalën për kërcënime nga ato që parafolësi i ka pasur piletën e tij me hyrjen në politikë. Ai ka hyrë krah për krah me kriminelë në politikë, disa janë dhe nëndhe. Ai u bë kryetar i Tiranës, ku kërciste dhe antitanku në mes të qytetit. (Basha hap një video ku Rama komunikon në telefon me një qytetar). Ky në këto moment ishte kryeministri i vendit. E di ça është me e turpshmja?! Mjafton që të shkruash Edi Rama, fjalor banal dhe do të harxhosh gjithë natën duke e dëgjuar.”, tha Basha.