Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në burg dy bashkëpunëtorët e Taçit


GJKKO ka vendosur të lërë në burg dy bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi

Për Artur Ballën dhe Bledar Lilon është caktuar masa ‘arrest në burg’ pasi u arrestuan për pastrim parash.

Lilo ka kërkuar shpalljen e moskompetencës dhe lirimin e menjëhershëm pasi nuk ka lidhje me ngjarjen pasi sipas tij është thjesht një shofer. Po kështu shpalljen e moskompetencës dhe caktimin e një mase më të butë sigurie, si ajo e arrestit në shtëpi ka kërkuar dhe i arrestuari tjetër Artur Balla.

Hetimet për zbulimin e skemës financiare të pastrimit të parave janë kryer nga SPAK, në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Dyshohet se personat e sipërpërmendur, kanë bashkëpunuar me dy italianë, Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, si edhe 1 zviceran në skemën e pastrimit të parave.