Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në zonën e Astirit, vriten dy persona brenda “Audit” të bardhë


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë.

Detajet e para flasin se është qëlluar në drejtim të një automjeti  tip “Audi” ngjyrë e bardhë në një kryqëzim në këtë zonë.

Sipas të dhënave të para bëhet me dije se janë dy persona pa shenja jete në makinën ndaj të cilës u bë atentati. 

Autorët janë larguar nga vendngjarja ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli. 

Viktimat mbeten ende të identifikuara.

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve“-njofton policia./Hashtag.al