Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon fotot: Nis puna për Hekurudhën e re Tiranë – Durrës me largimin e shinave të vjetra


Kryeministri Edi Rama thotë se ka nisur ndërtimi i hekurudhës së re Tiranë-Durrës.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook” ku ka shpërndarë disa foto nga punimet, të cilat i shoqëron me tekstin: “NIS PUNA për Hekurudhën e re Tiranë – Durrës me largimin e shinave të vjetra😊🚊🇦🇱”.

Kujtojmë se më 23 tetor, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës.

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës dhe lidhja e saj e re me Rinasin do të zbatohet nga kompania INC spa, e cila u shpall fituese një vit më parë ndërkohë që autoriteti kontraktor do të mbetet Hekurudha Shqiptare.