Vendosni fjalën kyçe....

Tetë njerëz humbën jetën në koncertin e tij, Travis Scott: Jam i shkatërruar nga ajo që ndodhi


Reperi Travis Scott thotë se është i shkatërruar nga incidenti që ndodhi në festivalin e tij “Astroworld” dhe ka ofruar “mbështetje të plotë” për policinë.

Të paktën tetë persona vdiqën dhe dhjetëra njerëz mbetën të plagosur pasi njerëzit në turmë filluan të shtynin njëri-tjetrin dhe të ngjesheshin pas skenës.

“Lutjet e mia shkojnë për familjet e të gjithë atyre që u ndikuan nga ajo që ndodhi.”- tha reperi në një deklaratë në Twitter.

“Jam absolutisht i shkatërruar nga ajo që ndodhi mbrëmë.”- shtoi ai.

Njëmbëdhjetë persona u dërguan në spital me arrest kardiak të premten në mbrëmje, ku tetë prej tyre vdiqën. Ndërsa rreth 300 njerëz u trajtuan për lëndime të tilla si prerje dhe mavijosje.

Në deklaratën e tij të parë që nga tragjedia, reperi falënderoi policinë dhe shërbimet e urgjencës dhe tha se ishte “i përkushtuar të punonte së bashku me komunitetin e Houston për të shëruar dhe mbështetur familjet në nevojë”.

Thuhet se rreth 50 mijë njerëz po ndiqnin koncertin e tij në natyrë, i cili u detyrua të anulohej për shkak të tragjedisë.